Moti i keq me reshje të dendura dhe stuhi ka shkaktuar dëme të shumta në veri të vendit. Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në Facebook.
Ai ka publikuar një video dhe shkruan se Shkodra po përmbytet nga derdhjet e mëdha nga kaskada e Drinit.
“Shkodra po përmbytet nga derdhjet e mëdha nga kaskada e Drinit. Qeveria bën sehir! Turp” shkruan ai.
Kur kanë kaluar disa orë ende nuk ka asnjë gjurmë nga kërkimet për babë e bir që i mori rrjedhja e përroit në Malësi të Madhe.
Vajza arriti që të dilte nga makina dhe të shpëtonte, por i ati me fëmijën tjetër, djalin jo. Kërkimet vijojnë por gjasat që të kenë shpëtuar janë thuajse zero.
Reshjet intensive të shiut kanë sjellë përmbytje në toka dhe banesa, bllokim të rrugëve, dëmtim të urave dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të vendit. Situata paraqitet më problematike në Qarkun e Shkodrës.
Dalja nga shtrati e përrenjve ka lënë nën ujë rreth 400 hektarë tokë në Njësinë Administrative Ana e Malit. Si pasojë e përmbytjeve dy familje në Shkodër, tre në Malësinë e Madhe dhe dy në Lezhë janë evakuuar.
Dhjetëra hektarë tokë në Zadrimë janë mbuluar nga uji. Reshjet kanë shkaktuar probleme edhe në qytetin e Durrësit pasi në disa rrugë të brendshme, prezenca e ujit vështirësoi kalimin.
SITUATA/ Babë e bir të zhdukur! Shkodra e përmbytur, evakuime dhe lutje