Moti i keq nuk ka “pushtuar” vetëm veriun, por edhe Shqipërinë e mesme dhe jugun.
Në portin e Vlorës 237 pasagjerë që kanë mbërritur me të dy tragetet nga Brindisi janë të detyruar të qëndrojnë në det.
Nëse afrohen, rrezikojnë të përplasen me kalatën e portit të Vlorës, pasi është i hapur.
Për këtë arsye pasagjerët duhet të qëndrojnë në traget derisa të ulet fuqia e detit.