-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Elon Musk i hap rrugën Donald Trump për tu rikthyer në Twitter

Kryesoret

Pronari i ri i Twitter-it, Elon Musk, ka thënë se llogaria e Donald Trump është rikthyer pas një sondazhi në të cilin përdoruesit janë dakord për heqjen e bllokimit.

“Njerëzit kanë folur”, shkroi Musk në Twitter, duke thënë se 51.8% e më shumë se 15 milionë përdoruesve të Twitter votuan për heqjen e ndalimit.

Por ish-presidenti amerikan mund të mos kthehet në platformë, duke thënë më herët: “Unë nuk shoh ndonjë arsye për këtë”.

Llogaria e tij u pezullua në vitin 2021 për shkak të rrezikut të nxitjes së dhunës.

Menaxhmenti i mëparshëm i Twitter veproi vetëm disa ditë pasi mbështetësit e Donald Trump sulmuan Kapitolin e SHBA në Uashington DC më 6 janar.

Qindra protestues hynë në kompleks ndërsa Kongresi Amerikan u përpoq të vërtetonte fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale. Dhuna që pasoi çoi në vdekjen e katër civilëve dhe një oficeri policie.

Menjëherë pas trazirave, llogaritë e Donald Trump në Facebook, Instagram dhe YouTube, të cilat kishin të gjitha dhjetëra miliona ndjekës, u pezulluan gjithashtu.

Disa muaj më vonë, ai lançoi platformën e tij të mediave sociale, Truth Social.

Në fillim të kësaj jave, republikani njoftoi se do të kandidojë sërish për presidencën e SHBA-së në vitin 2024.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit