Të afërmit e Çaush Shehajt, 89-vjeçarit i cili ndërroi jetë në spital pasi u dhunua nga dy persona që i grabitën shtëpinë, thanë se kjo kush hera e parë që i moshuari dhunohet.
Nipi i tij në një deklaratë për mediat tha se dhe më herët daja i tij është dhunuar po nga të njëjtët persona.
“Është rasti i dytë dhe është i njëjti person që ka bërë të njëjtën gjë. Ka shkuar policia një herë, mori shenjat e gishtave ai eksperti. Nuk u bë gjë herën e parë. Shkuan tani, e vranë. Humbi jetën sot. Gruan e ka të sëmurë, fëmijët i ka Greqi. ka dy djem dhe dy vajza. Ne duam drejtësi, shteti të vërë dorë”, tha ai.
E dhunuan për 5 mijë lekë, vdes në spital 89-vjeçari nga Mallakastra