Shtatë kandidatët e “Primareve” të PD-së për Tiranën prezantuan platformat e tyre në degët 3, 4 dhe 14.
Adriana Kalaja, që është njëra prej kandidateve në “Primare” përsëriti premtimin që nëse do të zgjidhet kryetare bashkie vendimi i parë që do të firmosë është shembja e shtëpisë së Edi Ramës në Surrel me tritol.
“Objekti i parë që do të prishet me tritol do të jetë vila e Surrelit për të treguar se ne jemi të zotët për të zbatuar ligjin.
Unë kam dhënë prova që fitoj përballë Erion Veliajt, më jepni votën të rrëzojmë Erion Veliajn” tha ajo.