Reshjet intensive të shiut kanë detyruar kapitenerinë e Vlorës të ndalojë daljen në det të të gjitha mjeteve të vogla lundruese dhe të anijeve të peshkimit jashtë Gjirit të Vlorës në datat 19, 20, 21 dhe 22 nëntor për shkak të motit në përkeqësim.
Në njoftim thuhet: Situatë hidrometeorologjike e përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për datat 19-22 nëntor 2022, duke filluar nga ora 12:00 e datës 19 nëntor, në drejtimin jug- juglindje në forcën 5-6bft, 1.20-1.80 m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft deri 8bft me 15-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.80 deri 3.50 metra.”
Po ashtu, është ndaluar dhënia e lejes së nisjes për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijet e peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.