-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moti i keq, mblidhet Komiteti i Mbrojtjes Civile: Rreziku është i lartë

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka mbledhur  Komitetin e Mbrojtjes Civile për të diskutuar rreth situatës së krijuar nga reshjet intensive gjatë orëve të fundit.

Sipas Peleshit rreziku më i lartë për përmbytje është në qarqet Shkodër dhe Lezhë, por duhet pasur kujdes edhe në Bashkitë Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Fier.

Postimi i plotë:

Komiteti i Mbrojtjes Civile u mblodh për të diskutuar rreth situatës së krijuar nga reshjet me intensitet të lartë gjatë orëve të fundit, veçanërisht në qarqet Shkodër, Lezhë, ku rreziku për përmbytje është edhe më i lartë, por edhe në bashkitë Tiranë, Durrës, Vlorë e Fier. Me kryetarët e bashkive dhe Prefektët e këtyre qarqeve rakorduam planin e masave parandaluese dhe lehtësuese për menaxhimin e situatës edhe në orët në vijim, që sipas parashikimit të motit do të jenë me reshje të shumta. Jemi çdo minutë në monitorim të situatës. Ministria e Mbrojtjes, Agjencia e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura janë në gatishmëri për çdo nevojë të pushtetit vendor dhe qytetarëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit