Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës e Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se asnjë aks rrugor nuk është i bllokuar nga reshjet e shiut, që sipas saj do të ndalojnë pasditen e sotme për t’u rikthyer sërish të mërkurën.
Ministrja tha se në veri ka pasur reshje me intensitet të lartë dhe mesatar. Në pjesën e ultësirës perëndimore sipas saj ka pasur shumë probleme me rrufetë duke detyruar devijimin e fluturimit të disa avionëve, por theksoi se tani situata është normalizuar. Në pjesën e jugut ka pasur rënie gurësh në disa akse por pa probleme.
“Parashikohet të ketë një përmirësim të motit gjatë pasdites së sotme dhe një ndalim të eveteve të shiut për t’u rikthyer të mërkurën pasdite. Përsa i përket energjisë ne na duhen shirat dhe sidomos në basenin e Fierzës” tha Balluku.