Ditën e sotme territori shqiptar do të vijojë nën dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme, ku vranësirat dhe shirat do të jenë prezent pothuajse gjatë gjithë 24–orëshit.
Parashikohet që shirat të mbeten prezent deri vonë në mbrëmje ku pritet ndërprerje e përkohshme e tyre.
Temperaturat e ajrit do të rriten të mëngjesit por mesdita sjelle një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 19°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.