Një tërmet me magnitudë 4.3 ka lëkundur sërish Italinë. Sipas mediave italiane tërmeti u ndje u në Marche pranë brigjeve të Pesaros, në orën 6:20, i ndjekur nga një tjetër tërmet 3.2 ballë në orën 6:23.
Nga informacionet paraprake nuk janë raportuar dëme apo probleme të tjera në njerëz përveç atyre të lëkundjeve të forta të 9 nëntorit.
Epiqendra e goditjes së fundit, e ndjerë edhe në Ankona, është 9 km e thellë, 21 km në lindje të Fano dhe 28 km nga Pesaro.