-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjedia në Shkodër, Begaj thirrje qeverisë: Ndihmoni familjet në rrezik

Kryesoret

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj ka zhvilluar në një telefonatë me Prefekten e Shkodrës Majlinda Angoni ku u informua në lidhje me situatën e krijuar nga moti i keq.

Veçanërisht, sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Presidencës, kreu i shtetit shprehu shqetësim për ngjarjen e rëndë në Malësinë e Madhe, ku ujërat e rrëmbyera kanë marrë para makinën me tre persona në të dhe për fat të mirë me ndihmën e një banori të zonës ka arritur të shpëtojë vajza.

Makinën e mori uji! Shpëtohet vajza, rrjedhja mori babë e bir

Presidenti i Republikës i shpreh mbështetjen kësaj familjeje. Njëkohësisht Presidenti Begaj inkurajoi dhe mbështeti forcat Renea, ato të emergjencave civile, si dhe Forcat e Armatosura të cilat ndodhen në vendngjarje në kërkim të babait e djalit, por gjithashtu kërkoi përpjekje maksimale për të ndihmuar çdo familje në rrezik nga ky mot ekstrem.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit