Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë sot në Fier. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:45 dhe viktima është F. H. 60 vjeç.
Sipas policisë në afërsi të kthesës së Patosit në ambientet e punës së tij, pikë grumbullimi për skrap është dëmtuar me mjet tip “Pirun” në kokë.
Pavarësisht ndihmës së shpejtë, 60-vjeçari ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.