Shkodra përmbytet thuajse cdo vit. Por asgjë nuk ka ndryshuar nga qeverisja e Berishës te një dekadë në pushtet e Edi Ramës. Në 24 orët e fundit reshjet kanë kthyer përballë sërish Ramën dhe Berishën, por sot me role të kundërta.
Kreu i PD ka akuzuar qeverinë për keqmenaxhim, por kryeministri e konsideron dezinformim. E njëjta gjë ndodhte 10 vite më parë, kur Berisha ishte në pushtet, por atëherë Rama akuzonte për vjedhje dhe babëzi, ndërsa Berisha për mashtrim. Këtë konstatim të cdo qytetari të thjeshtë e ka bërë edhe deputeti demokrat Dashnor Sula.
“Qeveria përgjegjësja e përmbytjes së shtëpive e të mbjellave. Qeveria është përgjegjësja kryesore e përmbytjes së shtëpive, e arave të mbjellura në zonën e Shkodrës dhe Lezhës.
Këtë në fakt e konfirmon edhe vet kryeministri Rama, siç do e shihni në deklaratën e bërë nga ai kur s’kishte ardhur në Pushtet.
Në video është ajo që ka thënë kryeministri aktual kur ishte në opozitë, ndërsa në reagimin e tij sot tha që reshjet dolen nga parashikimi. I njëjti person me qëndrime që bien ndesh me njëra-tjetrën.
Ndërkohë shqiptarët duhet të dinë një të vërtet që nuk ua thotë kryeministri. KESH ka sisteme të sofistikuara të parashikimit të motit, vëllimit të reshjeve të shiut që pritet të bien etj.
Ndoshta smund të parashikohet në afat të gjatë me një muaj apo më shumë, por në një javë e 10 ditë parashikohet.
Nëse do kishim institucione të përgjegshme që do synonin interesin publik atëherë në një javë mund të kishim prodhuar energji nga kapacitetet tona.
Në këtë mënyrë do kishim shmangur 10 milionë euro shpenzime që e kemi blerë në një javë dhe do kishim ulur nivelin e ujit në kaskada dhe do krijonim edhe rezerva” shkruan ai.