Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili në një deklaratë për mediat ka akuzuar Ramën se është një mashtrues dhe një hajdut.
Sipas Vasilit KESH bleu energji elektrike duke e ditur që ky vit është një vit i lagësht. Ai shtoi që në vend që të prodhonte KESH blinte.
Duke njohur një situatë të tillë, të gjithë vendet që prodhojnë energji me burime hidrike, shtuan prodhimin për t’u ulur nivelin e baseneve dhe për t’u bërë gati për të pritur prurjet e shtuara të lumenjve.
Ndërsa qeveria e Edi Ramës, bën pikërisht të kundërtën në vend të prodhonte energji dhe të ulte nivelin e baseneve nga 14-20 nëntor bleu 42 mijë megavat energji.
Në momentin e fillimit të reshjeve pikërisht në datën 19, qeveria e Edi Ramës fillon të shesë energji dhe nxjerr për shitje 21 mijë megavat për periudhën 19-22 nëntor. Është e qartë që interesi i vendeve të tjera për të blerë energji ishte i ulët sepse energji prodhohej përmes reshjeve të shtuara.