Në Malësi të Madhe janë shënuar dy viktimat e para nga moti i keq që ka përfshirë Shqipërinë prej 48 orësh.
Pas 16 orësh kërkime intensive, janë gjetur trupat e pajetë të babë e bir, Pjetër dhe Jason Rushaj që dje i mori rrjedha e ujit të përroit në Malësi të Madhe teksa po lëviznin me automjet.
I mori rrjedha e ujit, gjendet të pajetë babë e bir në Malësi të Madhe/Emrat
Shpëtoi vajza, e cila arriti të dilte nga makina dhe u ndihmua nga një banor i zonës. Të tre po udhëtonin me makinën që drejtohej nga babai Pjetër Rushaj por i mora rrjedha e ujit në Bogë.
“Pas 16 orë kërkimesh intensive, gjatë pasdites së djeshme, gjatë natës dhe gjatë mëngjesit të sotëm, nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në gjatësinë e përroit, në Bogë, u bë e mundur gjetja e dy trupave (babë e bir)” njoftoi policia.
Situata paraqitet problematike në dy qarqe, Shkodër dhe në Lezhë si pasojë e reshjeve të dendura, por edhe shkarkimeve nga HEC-i i Vaut të Dejës. Ndërkohë që stuhia po zhvendoset drejt Jugut të vendit sipas qeverisë.