Në Bruksel është duke vazhduar ende takimi trepalësh ndërmjet Kosovës, Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Në pamjet e publikuara nga BE-ja, shihen momentet e takimeve të ndara që zhvilloi shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Gjithashtu BE-ja ka publikuar dhe pamjet para fillimit të takimit trepalësh.
Takimet e sotme mbahen një ditë para hyrjes në fuqi të vendimit të Qeverisë së Kosovës për gjobitjen e ngasësve të automjeteve me targa ilegale të lëshuara nga Serbia.
Autoritetet në Kosovë kanë njoftuar se nga 22 nëntori do të nisin shqiptimin e gjobave prej 150 eurosh për shoferët në veri që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia, të cilat Kosova i konsideron të paligjshme.