Së fundmi një emigrant shqiptar të cilin BBC e quan Artani ka rrëfyer rrugëtimin e tij, pas dëbimit nga Britania e Madhe.
Nga periferia e Tiranës, ai tregoi rrugët e mbërritjes në Mbretërinë e Bashkuar përmes trafikantëve dhe apelon që askush mos ta ndërmarrë një udhëtim të tillë.
Në reportazhin e BBC thuhet se ndryshe nga shumë shqiptarë të tjerë, të cilët kanë hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla, ai u menjëherë në Shqipëri.
U kishte paguar kontrabandistëve kurdë rreth 3500 paund për udhëtimin e rrezikshëm nëpër kanalin anglez, duke marrë hua paratë nga miqtë dhe familja.
“Trafikantët ishin të armatosur me thika dhe pistoleta. Ata na kërcënonin vazhdimisht, duke thënë të mos filmonim asgjë dhe as të mos pinim cigare, pasi drita do të na largonte vendndodhjen.“
Artani pranon se ka shkelur ligjin e Mbretërisë së Bashkuar dhe kjo ishte arsyeja pse ai u dëbua. Përveç fluturimit në shtëpi, ai tani është i ndaluar nga vendet e tjera evropiane për tri vitet e ardhshme.
“Kam qarë gjatë gjithë udhëtimit, që nga momenti që hipa në atë autobus dhe kuptova se po më dëbonin, deri sa mbërrita në Shqipëri”.