-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kokainë dhe para të fshehur nën jorgan/ Kush është 43-vjeçari shqiptar që u arrestua sot në Milano!

Kryesoret

Pasi ishte rikthyer përsëri në mënyrë të paligjshme në Itali pas dëbimit, një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar në Milano, në qytetin, i cili ishte kthyer në vendin e tij të ‘biznesit’, atë të trafikut të drogës.

Ai u arrestua gjatë një kontrolli të Policisë italiane në një hotel në rrugën “Kennedy”. 43-vjeçari shqiptar tentoi të arratisej nga dera e pasme duke hedhur tre mbështjellës, të cilët kishin 2 gramë kokainë. Atij iu gjetën 1,170 euro para në dorë dhe shënime me emra dhe numra, me sa duket shënime mbi shitjet e fundit, si dhe çelësat e një makine.

Karabinierët kanë kontrolluar dhe makinën ku brenda bagazhit gjetën dhe sekuestruan 47 gram kokainë. Në banjën e hotelit, po ashtu u zbuluan edhe 45 gramë drogë të tjera, ndërsa 13 mijë euro ishin fshehur në një jorgan. Ndërsa 1880 dhe 1240 franga të tjera u gjetën brenda një komodine.

43-veçari shqiptar ishte dëbuar në korrik 2021,të cilit i ndalohej hyrja në territorin italian deri në vitin 2026.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit