-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Miratohet projekti, debat në komisionin për portin e Durrësit, Mziu: S’ka konkurrencë

Kryesoret

Në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese është miratuar marrëveshja për portin e Durrësit.

Projekti për të spostuar portin e Durrësit dhe për të ndërtuar një tjetër nga Alabbar ka hapur debati në komision pasi dyshohet se ajo është një aferë korruptive e cila do të përfundoi si inceneratorët.

Këtë të hënë, në komision, deputeti Mziu ka ngritur shqetësimin se për projektin e portit nuk ka pasur një garë për koncesion.

“Nuk kemi pasur as konkurrencë. Sa është kostoja reale e çmontimit dhe transportit të këtij porti për të shkuar diku tjetër. A e justifikon këtë lloj përfitimi që kemi deri më sot? Alabbar me shumë bujë po i bëni jehonë si një person që do sjellë risi por në Kroaci e Serbi jo vetëm që nuk ka mbaruar por po zgjatet tej afateve që ishin vënë,” është shprehur ai.

“Ai nuk është Alabbar ai është zoti Alabbar një figurë e nderuar, themelues i Emaar, kryetari i bordit të Emaar është mendja e tij që transformoi atë qytet. Një njeri që arrin të sigurojë 2 miliardë të ardhura në vit personale, i lind nevoja të formojë një grup kompanish. Të mos flasim me konotacione sikur ca po ndodh..” ka ndërhyr kreu i Komisionit, Arben Pëllumbi.

Deputeti Lefter Gështenja ka shtuar se nëse 2.1 mld është vlera më e madhe e investuar në këto 30 vjet në Shqipëri duke qenë hera e parë do thosha që ky projektligj s’ka asnjë arsye të bëhet me procedurë të përshpejtuar por shqiptarët s’kanë prona për të humbur ndaj duhet ta marrim pak më shtruar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit