Ka nisur ndeshja Senegal-Holandë në “Al Thumama Stadium” për grupin A në Botërorin Katar 2022.
Louis Van Gaal ka rreshtuar skuadrën me skemën 3-4-1-2. Ylli i PSG-së, Cody Gakpo do të luajë pas dy sulmuesve Vincent Janssen (Antwerp) dhe Steven Bergëijn (Ajax), teksa porta i është besuar Andries Noppert (Heerenveen), i cili do të debutojë me kombëtaren tulipane.
Në krahun tjetër, Aliou Cisse ka zgjedhur të zbresë Senegalin në fushë me skemën 4-1-2-3. Sadio Mane është mungesa e madhe në sulm.