-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Borrell fajëson Kosovën: Vuçiçi e pranoi marrëveshjen për targat, Kurti jo

Kryesoret

Edhe pas takimit tetë orësh në Bruksel, nuk është arritur ndonjë marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, lidhur me targat.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, në konferencën për media të mbajtur të hënën pas takimin, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka pranuar marrëveshjen që të suspendohet vendimi i Qeverisë për targat.

S’ka pakt! Kurti: Borrell hoqi dorë nga propozimi i BE-së

“Presidenti Vuçiç dhe kryeministri Kurti, edhe pas 8 orësh diskutimesh, nuk kane arritur marrëveshje. Vuçiç e pranoi propozimin por Kurti jo. Ne presim që Kosova të suspendojë vendimin për targa”, ka theksuar Borrell.

Ai tutje ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka pranuar marrëveshjen që Serbia të mos e furnizojë veriun e Kosovës me targa KM. Borrell ka theksuar se këtë kohë kriza është më e thellë.

“S’do të jetë periudhë e lehtë,” Vuçiç: S’ka marrëveshje, presim ç’do bëjë Kosova

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit