Kryetari i Grupit të PD, Enkelejd Alibeaj i ka dorëzuar kërkesë kryetares së Kuvendit për të mbledhur konferencën e kryetarëve që të shqyrtohet kërkesa për të pasur kohë të pakufizuar për diskutimin e marrëveshjes për Portin e Durrësit, që do të shqyrtohet në seancën e të enjtes në Kuvend.
Kujtojmë që në lidhje me projektin e Portit të Durrësit ka pasur debate të shumta mes opozitës dhe qeverisë.
Kuvendi ka lajmëruar se ditën e enjte ky projekt do jetë sërish në anxhendën e diskutimeve, madje është lajmëruar që kësaj radhe në seancën paralajmëtare do të marrë pjesë dhe kryeministri Edi Rama.