I pyetur se pse opozita e kundërshton kaq fort Projektin e Portit të Durrësit, deputeti demokrat, Ervin Salianji tha nga studio e ‘5 Pyetjet’ se kjo është afera më e madhe korruptive e ndodhur ndër vite në vendin tonë.
Sipas Salianjit, ky projekt i është dhënë një kompanie që nuk figuron askund, por është një off-shore në ishujt Kajman, ndërsa ngriti pyetjen se përse në këtë garë nuk janë përfshirë kompani europiane, apo shqiptare.
PYETJE: Pse jeni kaq të ashpër ju si opozitë për ndërtimin e Portit të Durrësit?
SALIANJI: Është afera më e madhe korruptive e ndodhur ndër vite. Qeveria shqiptare jep mijëra metra katrorë tokë ndaj një kompanie që nuk dihet se kush është, ajo është një kompani off-shore, që ndodhet në ishujt Kajman. Pse përjashtohen kompanitë europiane nga kjo garë? Pse përhjashtohen kompanitë shqiptare nga kjo garë? Madje edhe BE është shprehur e shqetësuar në këtë drejtim. Është një aferë që e shkatërron komplet Shqipërinë.