-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Projekti i Portit të Durrësit, Arben Pëllumbi: Nuk i plotëson nevojat në rritje, shteti nuk fal dhe as nuk jep tokë në këtë rast!

Kryesoret

Duke folur për projektin e Portit të Durrësit, deputeti socialist Arben Pëllumbi, u shpreh te ‘5 Pyetjet’ se ky port aktualisht nuk i plotëson nevojat me bazike në rritje të përpunimeve që bëhen brenda tij.

Ndërkohë, ai përmendi edhe dy fazat e zbatimit të projektit në fjalë, sipas të cilit, në fazën e parë zhvillohet vetëm pjesa e tokës në pronësi të portit, por që aktualisht është e pashfrytëzuar, ndërsa në fazën e dytë hyn në lojë porti i ri dhe zona e Marinës.

Pëllumbi te ‘5 Pyetjet’: Ja pse BE zgjodhi Tiranën për të mbajtur Samitin me Ballkanin Perëndimor!

‘Së pari Porti i Durrësit sot nuk plotëson nevojat në rritje për përpunimet që bëhen brenda tij. Porti i Durrësit sot është një port tregtar në një zonë, në një qytet shumë të rëndësishëm, edhe në aspektin turistik. Porti aktual nuk i ka kapacitetet. Është i ezaururar në kapacitetet e saj, nuk i shton dot burimet e veta.

Së dyti, shteti nuk fal dhe nuk jep tokë. Projekti zhvillohet në dy faza. Në fazën e parë zhvillohet vetëm pjesa e një toke që nuk shfrytëzohet për asgjë. Pra, për 5 apo 7 vite porti i Durrësit do të vijojë të punojë siç është. Kjo deri sa të spostohet në portin e ri. Faza e dytë e projektit është ajo që do të zhvillojë atë që ka të bëjë me Portin dhe më pas me Marinën.’, u shpreh z. Pëllumbi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit