Babë e bir Pjetër Rushaj 48 vjeç dhe Jason Rushaj 13 vjeç ditën e sotme do të përciellen për në banesën e fundit.
Fati tragjik u mori jetën dje në Bogë. Makinën me të cilën po udhëtonin e mori rrjedhja e vrullshme e lumit.
Në makinë ishte edhe vajza e Pjetrit, por arriti që të shpëtonte me ndihmën e një banori të zonës.
Ndërsa i ati me djalin nuk arritën që të dilnin të gjallë nga përroi. Pas 16 orësh kërkime sot u gjetën trupat e tyre pajetë.
Por si ndodhi ngjarja dhe si shpëtoi vajza?
Versioni zyrtar ende nuk dihet. Dy janë dëshmitarët, vajza që shpëtoi dhe banori që e ndihmoi, të cilët panë tragjedinë me sy.
Paraprakisht dyshohet se Rushaj kishte zbritur nga makina për të ndihmuar një tjetër person që të kalonte rrugën me makinë pasi ishte bllokuar.
Në këtë moment vajza ka zbritur me të atin nga makina, djali jo. Rrjedhja erdhi e fuqishme dhe mori makinën me djalin brenda dhe të atin që po përpiqen që të ndihmonte banorin tjetër që ishte bllokuar me makinë.
Mrekullia shpëtoi vajzën që doli në momentin e parë. Ky është versioni paraprak i ngjarjes së rëndë.
FOTO/ Këta janë babë e bir që i mori uji në Shkodër! Vajza shpëtoi