Instituti i Gjeoshkencave njofton se sot priten reshje të dobëta pothuajse në të gjitha qarqet. Nesër pas mesdite dhe pasnesër deri në mesdite në qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër pritet të ketë reshje intensive të cilat mund të sjellin vërshime të përrenjve dhe lumenjve të vegjël dhe përmbytje në zonat urbane.
Po sipas njoftimit, nga reshjet e rëna në këto ditë ka pasur shtim të prurjeve në Liqenin e Shkodrës dhe në lumin Drin dhe për pasojë ka ndodhur përmbytje nga Lumi Buna dhe Lumi Drin. “Kjo situatë me reshjet që do të bien nesër pas mesdite dhe pasnesër deri në mesdite pritet të vazhdojë situata problematike. Ditën e enjte presim të kemi qetësim të situatës për shkak të rënies së intensitetit të reshjeve” mbyllet njoftimi.