-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Keni plane? Fundjava vjen me shtrëngata në 7 qarqe

Kryesoret

Sot priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër.

Në qarqet Fier, Berat dhe Korçë priten reshje mesatare, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Reshjet pritet të jenë në formë shtrëngate në shumicën e qarqeve.

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rrëshqitje të dherave dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Dibër, Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër.

TEMPERATURA
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 15 / 19 °C
në vendet e ulëta: 14 / 17 °C
në vendet malore: 9 / 15 °C

ERA
Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, kryesisht ne bregdet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit