Vendimi për Klodian Çalamanin është shtyrë sërish. Edhe pse ka kaluar plot një vit nga ngjarja, ka dështuar sërish dhënia e dënimit për të.
Ai u dërgua ditën e sotme me forcë në gjykatë, pasi kishte nxjerrë justifikime për mos prezencën e tij për 3 seancat e fundit. Ai u fut në gjykatë nga dera e pasme për të mos u përplasur me familjarët e viktimës, Mateo Vasiut.
Mësohet se seanca u shtyjë sërish për shkak se familjarët e viktimës nuk u paraqitën në gjyq.
Mësohet se gjatë seancës do të merren dëshmitë e të gjithë dëshmitarëve, çka mund të nxjerrin të tjera detaje lidhur me ngjarjen.
Vrau dhe groposi të miturin në Fier, arrin në gjykatë Klodian Calamani