Për shkak të gjendjes së krijuar nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës, kryetari i PD Sali Berisha njofton se është nisur për në kryeqendrën e veriut të vendit.
Dje, kupola e PD-së, por edhe baza akuzuan qeverinë për menaxhimin e situatës nga reshjet, sidomos të faktit që në kohën që hapën HEC-et për shkarkime, vijonin që të blinin energji.
Shkodra është qarku më i prekur ku janë shënuar edhe dy viktimat e para në Malësi të Madhe.
Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia ka kërkuar që të shpallet gjendja e emergjencës.
Ai ka dalë në terren ku ka takuar ushtrinë që është në gatishmëri për çdo rast nëse do ketë nevoja për evakuim të banorëve.
Dy viktima nga moti i keq në Shqipëri, stuhia “niset” drejt Jugut