Personi që shiheni në foto është autori i një ngjarje të rëndë të ndodhur në Spinea të Italisë. Viron Karabollaj vrau ish-gruan e tij Mynevere Karabollaj dhe bashkëjetuesin e kësaj të fundit, Flonino Merkuri, 23 vjeç.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur natën e të dielës, ku vajza e 37-vjeçares pasi nuk po lidhje dot me të ëmën ka shkruar në shtëpi dhe në garazh ka gjetur trupin e Mynevere dhe Floniono.
Policia ka bërë me dije se viktimat ishin sulmuar me thikë. Hetimet janë fokusuar menjëherë tek ish-bashkëshorti i Mynevere Karabollaj, i cili është gjetur vetëm disa orë më vonë i vdekur në një shtëpi në Spinea.
Çifti rezulton i ndarë para dy vitesh.