Gjithë qarku i Gjirokastrës është përfshirë nga erëra të fuqishme dhe shira me intensitet deri në mesatare mbrëmjen e kësaj të marte.
Për shkak të erës së fortë, OSHEE ka stakuar fiderat e njësive administrative të poshtëshënuara. Momentalisht janë pa energji elektrike:
Nj.adm. Luftinjë, bashkia Memaliaj, nj. adm. Dragot dhe Kurvelesh bashkia Tepelenë, nj. adm. Cepo, Picar,
Lunxhëri, bashkia Gjirokastër, nj. adm. Dropulli i sipërm është pjeserisht pa energji elektrike dhe nj.adm.
Ballaban, bashkia Këlcyrë. Në terren janë grupet e OSHEE të cilat punojnë për rikthimin e energjisë.
Nga administratori i nj. adm Picar informohem se rruga Kolonjë Picar nj. adm. Picar bashkia Gjirokastër për shkak të rënies së inerteve kalohet me vështirësi.