Gazetarja Glidiona Daci është shprehur se personazhe të botës së krimit, një pjesë të arratisur në Dubai, që konsiderohet “parajsa e kriminelëve” përdorin vajzat e showbizzit për të devijuar hetimin e prokurorisë.
E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” ajo theksoi se personazhet e ekranit përdoren nga krimi.
“Kemi vajza pafund të showbizzit, ku personazhe të botës së krimit përdorin vajzat e ekranit në mënyrë që të kamuflohen dhe të fshihen pas tyre për të bërë të devijuar hetimin e prokurorisë.
Janë rastet e fundit pa diskutim, ku personazhet e njohur të botës së krimit i kanë frikë. Personazhet e showbizzit përdoren nga krimi” theksoi ajo.