-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush ia hoqi zemrën e djalit? Nëna i shkon Ramës tek dera duke qarë: Zbrit poshtë

Kryesoret

Nëna, motra dhe familjarët e të riut shqiptar Saimir Sula, i cili vdiq në një spital në Spanjë dy vite më parë, ku kishte shkuar për COVID dhe doli i vdekur dhe pa zemër kërkojnë ende drejtësi.

Pas thirrjeve pa fund, që nuk u dëgjuan, sot protestuan mes reshjeve të shiut duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama poshtë zyrës së tij dhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, pse institucionet shqiptare po heshtin.

Familja kërkoi shpjegime pse autoritet shqiptare nuk kanë komunikuar me homologët spanjollë që zemra që i është gjetur t’i bëhet testi i ADN-së.

“Sot protestojë zvarritjen dhe mos drejtësinë. Zoti Rama në Shkodër, Etilda Gjonaj nisi letërporosi Spanjës, kërkesë për ndihmë juridike, sepse mjekësia ligjore në Shqipëri konstatoi se trupi kishte ardhur pa zemër, Gjonaj u lidh me homologun e saj në Spanjë, do doja të pyesja nëse Manja ca arsyesh ka pasur për t’u interesuar ku ndodhet zemra e shtetasit shqiptar, Saimir Sula.

Kjo provë nuk do bëhet kurrë, kjo zemër nuk e di kujt i përket, gjejeni ju kujt i përket ajo zemër, jo Saimirit, ose është trafikuar ose është fshehur si prova e vrasjes në dhunë nga 8 truprojat e spitalit, por Zoti Rama dhe që unë të zbardh të vërtetën, më duhet që zinxhiri i drejtësisë të mos hesht, të mos hesht Manja, të mos hesht kryeprokurori dhe t’i përgjigjen kërkesave tona.

Çfarë ka pritur ministri i drejtësisë 11 muaj për të bërë të njëjtën gjë si Etilda Gjonaj. Këtu flitet për trafik organesh, jo për broçkulla, kanë kaluar 2 vite. Zbrisni këtu dhe shpjegojini nënës së Saimir pse zemra e Saimirit nuk është këtu, që të bëni testin e ADN-së”, tha Majlinda Sula, motra e Saimirit.

Shqiptarin e kthyen pa zemër nga Spanja! Motra rrëfen tmerrin: Hajde se po më marrin frymën…

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit