-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush ishte shënjestra? Biznesmenit i hodhën granatën, djalit i lyen “Audin” me benzinë

Kryesoret

Disa detaje të reja janë zbuluar pas hedhjes së një granate dore në lokalin e biznesmenit Dhimitër Kokonozi në Përrenjas.

Policia ka reaguar për rastin 3 ditë më vonë vetëm pasi ai u bë publik në media.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, pas hetimeve paraprake të kryera në lidhje me hedhjen e një sasie të vogël lënde plasëse, përballë lokalit të shtetasit Dh. K., rreth orës 02:30, të ditës së sotme, kanë shoqëruar disa persona të dyshuar dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes,” ka njoftuar policia.

Nga na tjetër mësohet se dhe djali i Kokonozit është kërcënuar pasi atij i është lyer makina tip Audi me benzinë.

Dyshohet se automjetit të Daniel Kokonozit do i vendosej flaka. Por arsyet e kësaj ngjarje janë ende të pa zbardhura. Kokonozi ka qenë sekretari i PD-së në Përrenjas.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit