Manchester United ka njoftuar se Cristiano Ronaldo nuk do të jetë më pjesë e skuadrës.
“Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United me marrëveshje të përbashkët, me efekt të menjëhershëm. Klubi e falënderon atë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në Old Trafford, duke shënuar 145 gola në 346 paraqitje dhe i uron atij dhe familjes së tij më të mirën në të ardhmen”, ka njoftuar klubi.
Mësohet se kontrata është shkëputur me marrëveshje të përbashkët mes palëve.
Ronaldo është me Portugalinë në Kupën e Botës në Katar dhe do të jetë kapiten i tyre në ndeshjen hapëse të Grupit H kundër Ganës të enjten.
“Pas bisedave me Manchester United, ne kemi rënë dakord reciprokisht që ta mbyllim kontratën më herët,”- thuhet në deklaratën e sulmuesit.