Ky është 27-vjeçari shqiptar Klisman Nikolli i arrestuar në Itali, i cili së bashku me 2 të rinj të tjerë, po shqiptarë, akuzohen se janë autorë të 18 grabitjeve në disa banesa në Itali.
Ai bashkëpunonte me Viktor Bilani, 30 vjeç dhe Flor Koca, 35 vjeç dhe të tre akuzohen për 18 vjedhje. Ata u kapën në tentativë për tu kthyer në vendin e tyre, teksa po prisnin dikë që ti dërgonte në aeroport.
Njëri ishte polic në Shqipëri, arrestohen 3 “skifterët” në Itali
Pas një vjedhjeje të kryer në San Michele është përgjuar një “BMW” e dyshimtë, e lidhur me goditje të tjera. Pasi u identifikua targa, karabinierët zbulojnë se ajo kishte si destinacion një “Bed & Breakfast” (hotel), ku Nikolli, Bilani dhe Koca ishin regjistruar rregullisht.
Ndërkohë që prokuroria ka gjetur 119 bizhuteri ari, mes tyre dy unaza martese me datë dhe emrin e një gruaje, 9 kapele bejsbolli, një fresibël dhe kaçavida.
Nikolli është oficer i patrullës së përgjithshme në Policinë e Shëngjinit. Mësohet po ashtu se ai ka qenë në vëzhgim në Shqipëri pasi dyshohej për shpërdorim detyre dhe i përfshirë në veprimtari të kultivimit të kanabisit.