Në ditën e tretë të përmbytjeve kryeministri Rama pasditen e sotme shkoi në Shkodër. Ai shfryu kundër opozitës dhe medias duke thënë se situata e përmbytjeve nuk krahasohet me 2010 kur ishte në pushtet Sali Berisha.
“Në Shkodër tek harku i Bërdicës, ku në krahasim me 2010 situata është përmirësuar tërësisht. Nga 12 mijë banorë të evakuuar atëherë, sot vetëm 22, nga 2800 banesa të përmbytura sot asnjë shtëpi e mbuluar nga uji, nga 14 mijë hektarë të përmbytur.
Sot vetëm 1 mijë e 300 hektarë, të gjitha këto sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga vetë Bashkia Shkodër” tha Rama.
Ai kishte një përgjigje edhe për opozitën, që akuzoi se Shkodra u përmbyt nga KESH-i që hapi portat e HEC-eve. “Të thuash se u bë qameti nga kaskada ky është skandal. Është bërë çmos nga specialistët që të mos mbivendoset shkarkimi me prurjet natyrore, të jetë e balancuar” tha ai.
Madje, Sali Berishës i nxori edhe një video në Twitter duke i ballafaquar shifrat që ka deklaruar kur ishte në pushtet dhe çfarë tha dje në Shkodër.
Pyetja nuk është se si mund të ketë kaq rrjedhje robi, po si mund të ketë akoma rob që shkojnë pas një rrjedhjeje të tillë?! pic.twitter.com/jR9yXNrSaZ
— Edi Rama (@ediramaal) November 22, 2022