Një 47-shqiptar ka kryer vetëvrasje ditën e djeshme në Pylo të Greqisë.
Siç raportojnë mediat greke emigranti shqiptar u gjet i varur ditën e djeshme brenda banesës nga familjarët e tij.
I ndjeri ishte baba I katër fëmijëve. Ai jetonte dhe punonte prej vitesh në bujqësi dhe kishte një dyqan ushqimoresh në Ampelofyto.
Nuk dihet arsyeja që çoi shqiptarin në aktin e vetëvrasjes, pasi nuk është gjetur asnjë letër shënim.