-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vala e të nxehtit dhe COVID-19, në Francë u shënuan mbi 10 mijë vdekje

Kryesoret

Tri valët e njëpasnjëshme të nxehtësisë, si dhe COVID-19 besohet t’i kenë shkaktuar mbi 10 mijë vdekje më shumë se zakonisht këtë verë në Francë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të vendit.

Gjithsej 10.420 vdekje më shumë sesa zakonisht u regjistruan gjatë periudhës mes 1 qershorit dhe 15 shtatorit në verën e dytë më të nxehtë të shënuar në Francë që nga viti 1900, sipas të dhënave nga agjencia e shëndetit publik.

Nga këto, 2.816 vdekje u regjistruan gjatë tre periudhave kur pati nxehtësi ekstreme, nga 14 deri më 22 qershor, nga 9 deri më 27 korrik dhe nga 29 korriku deri më 14 gusht.

Të moshuarit ishin më të prekurit, pasi që personat mbi 75 vjeç përbëjnë 2.272 nga gjithsej 2.816 personat e vdekur gjatë valës së nxehtësisë.

Shumicën e këtyre vdekjeve u shënuan në katër zona të Francës – Auvergne-Rhone-Alpes, Nouvelle Acqutaine, Occitaine dhe Provence-Alpes-Côte d’Azur – gjatë valës së të nxehtit.

Pandemia COVID-19 besohet të ketë pasur rol edhe në vdekjet gjatë këtyre periudhave të të nxehtit, sipas agjencisë, pasi 894 vdekje shkaku i këtij virusi u regjistruan në spitale gjatë valëve të nxehtësisë./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit