-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Abazoviç në Samitin e Diasporës: Të bashkohemi, e ardhmja jonë është BE!

Kryesoret

Ish-Kryeministri i Malit të Zi për periudhën 2022-2023, Dritan Abazoviç, këtë të martë ka qenë i pranish në Samitin e IV të Diasporës në Tiranë, duke u shprehur se shqitarët dueht të bëhen të gjithë së bashgku dhe të mbrojnë të drejtat e tyre.

Fjala e Abazoviçit

A jemi duke bërë atë çfarë duhet? Unë mendoj se sot jemi duke bërë atë çfarë duhet. Nëse ky samit nis një mesazh unik, kur të dalin nga dera e pallatit dhe kur shkojmë pas, duhet të jemi unikë në mbrojtje të të drejtave tona.

Unë kam dëshirë të nis një mesazh që ka të bëjë pikë së pari me Maqedoninë e Veriut. Të gjithë duhet të jemi të gatshëm që të mbështesim shqiptarët për të drejtat që janë arritur. Duhet të jemi unikë dhe së bashku të gjithë.

Ne së bashku duhet të integrohemi në Bashkimin Evropian. Aty do të jemi të gjithë së bashku dhe ajo do të jetë arritje historike për të gjitha gjeneratat. Ne duhet të frymëzojmë njëri-tjetrin. Nëse nuk do të bashkëpunojmë, ne do të shkojmë në konflikt. Të bashkohemi, të kemi respekt për njëri-tjetrin dhe të jemi të kënaqur kur çdokush prej nesh bën ndonjë sukses. Pa shqiptarë në rajon nuk ka progres. Ardhmëria jonë është në Bashkimin Evropian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit