Ish-drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano ka shkarkuar 50 policë për në 2022 dhe 14 janë shkarkuar nga Muhamet Rrumbullaku vetëm në dy muajt e fundit.
Klisman Nikolli, i cili u kap duke vjedhur në Itali, është rasti i fundit i shkarkimit nga radhët e “bluve”.
Nikolli ka mbajtur detyrën oficer patrulle në Postën e Policisë Shëngjin.
KlanTv ka raportuar se strukturat e rendit dhe sigurisë janë ato të cilat më së shumti janë prekur nga përjashtimet.
Në pjesën më të madhe shkak i kësaj vendimmarrje, janë bërë shkelja e rëndë e etikës policore si dhe mosveprim ndaj paligjshmërive.
I tillë ishte dhe rasti i efektivëve të nivelit të parë dhe nivelit të mesëm drejtues në Policinë e Beratit, mes të cilëve shefi i komisariatit, që nuk kishin përmbushur detyrat në zbulimin e serave me kanabis në fshatin Rërëz.