16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Abuzoi me punëtorët, Zëri i Amerikës: Mbi Katarin rëndojnë akuza të rënda

Kryesoret

Ndërsa në Katar po vazhdojnë të luhen ndeshjet e Kampionatit Botëror të Futbollit, Zëri i Amerikës bisedoi me një nga familjet e mijëra punëtorëve emigrantë që vdiqën duke punuar gjatë ndërtimit të infrastrukturës për kampionatin.

Familjarët thonë se nuk do të shërohen kurrë nga kjo plagë.

Pak pasi Katarit iu dha organizimi i Kupës së Botës në futboll për këtë vit, më 2010 grupet për të drejtat e njeriut dhe shtypi filluan të raportojnë për abuzimet me fuqinë në rritje të punëtorëve e cila përbëhet nga emigrantë, kryesisht nga Azia Jugore dhe Afrika.

Të rinj në rajonin Dhanusha të Nepalit shkuan drejt Katarit për një të ardhme më të mirë, shumë prej të cilëve u detyruan të marrin hua shuma të mëdha parash.

Para se bashkëshorti i saj, Muneshwari, të shkonte në Katar, Aslani Devi Yadav thotë se ai paguhej vetëm 4 kilogramë oriz në ditë për punën e tij në Nepal. Por, më 2018 Munashewari vdiq.

“Në atë kohë fëmijët i kishim të vegjël. Ai vendosi të shkonte për të fituar para për ushqimin dhe shkollimin e tyre”, thotë e veja e punëtorit nga Nepali.

Muneshwari punonte në ndërtim, një punë e rrezikshme pasi shpesh duhej të mbarte ngarkesa të rënda në majat e rrokaqiejve.

Por, familjes së tij iu tha se ai vdiq gjatë natës pas problemeve me zemrën.

Doktorët thonë se të rinjtë e shëndetshëm nuk vdesin nga shkaqe natyrale. Por një certifikatë e tillë vdekjeje nënkupton se punëdhënësit nuk kanë përgjegjësi ligjore ose financiare për familjen e të ndjerit.

“Pas vdekjes së burrit tim nuk kemi asnjë burim të ardhurash. Kam shitur tokën time. Po mbaj shtëpinë me paratë që fitova nga shitja e tokës”, thotë zonja Yadav.

Por kur paratë nga shitja e tokës të mbarojnë, ajo thotë se fëmijët duhet të fillojnë të punojnë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit