Banorët e fshatit Picallë në Tiranë kanë dalë në protestë, pasi sipas tyre tokat dhe pylli i fshatit po u zaptohen nga një kompani private. Në shenjë revolte banorët kanë shembur portat rrethuese të zonës së zaptuar.
Gjithashtu duke folur për mediat banorët thanë se kompania private ju ka marrë tokat dhe ata nuk kanë ku të kullosin bagëtitë.
” Ne kemi dokumente se ky rrethim është i paligjshëm. Ky “Shijaku Group” të vijë të flasë me banorët njëherë, pastaj të bëjë ç’të dojë. Ne i kemi letrat edhe nuk na i bëjnë këto të rejat. Se ne kemi të vjetrat në fakt. Ne nuk dimë asgjë, i jemi drejtuar komunës dhe na ka thënë që nuk kanë asnjë dijeni në lidhje me projektin që do të bëhet,”- thanë banorët ndër të tjera.