Pep Guardiola ka nënshkruar sot zgjatjen e kontratës edhe me 2 vite si trajneri i Manchester City deri në vitin 2025 sipas BBC.
Drejtuesi i Manchester City-it, Khaldoon Al Mubarak u shpreh se ishte i kënaqur për të zgjatjen e kontratës me Guardiolën.
Trajneri u shpreh se një tjetër kapitull i mrekullueshëm e pret klubin.
Sipas tij klubi është shumë i qëndrueshëm dhe ata mund të vijojnë të luftojnë për trofe të tjerë.
Guardiola ka fituar 11 trofe me klubin përfshirë katër tituj të Premier League gjatë 6 viteve në Etihad Stadium.
51-vjeçari spanjoll ka drejtuar 374 ndeshjeve dhe është trajneri i dytë më jetëgjatë i City.
Klubi i Guardiolës është kampioni aktual i Premier League dhe për momentin ndodhet i dyti në renditje në tabelë këtë sezon, me 5 pikë pas Arsenalit.
Gjithashtu klubi do të përballet në shkurt me RB Leipzig në raundin e 16-ve në Champions League.