-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Protesta e PD, reagim masiv kundër korrupsionit dhe lidhjeve të qeverisë me krimin

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar protestën masive të zhvilluar një ditë më parë para Kryeministrisë, duke e cilësuar atë si një reagim të fuqishëm kundër qeverisë së Edi Ramës.

Ai theksoi se protesta e organizuar nga PD nuk kishte për qëllim goditjen e institucioneve shtetërore, por ishte një shprehje zemërimi ndaj korrupsionit dhe lidhjeve të qeverisë me krimin e organizuar. Berisha u shpreh i kënaqur për pjesëmarrjen e qytetarëve të shumtë nga gjithë Shqipëria, duke theksuar se kjo protestë kishte një mesazh politik dhe shoqëror të fortë.

“Dje, për 3 orë kryengritësit guximtarë morën në dorë Tiranën, bulevardin, sheshet e saj në një protestë të fuqishme. Qindra mijëra qytetarë u përballën me guxim të jashtëzakonshëm për më shumë se 3 orë me falangat e krimit të narkoregjimit të Edi Ramës. Protesta e tyre nuk kishte lidhje me ndërtesat, as me institucione kushtetuese, protesta ishte revolta e zemërimit të qytetarëve shqiptarë kundër një qeverie të lidhur me krimin dhe korrupsionin, për dinjitetin njerëzor dhe interesin kombëtar.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit