Një djalë 16-vjeçar është vrarë dhe 14 persona të tjerë janë plagosur në dy sulme të dyshuara me bomba në stacionet e autobusëve në Jerusalem.
Lajmi është bërë me dije nga autoritet izraelite.
Shpërthimet ndodhën në dy zona të frekuentuara në periferi të qytetit ndërsa njerëzit po shkonin për në punë.
Mediat izraelite thanë se adoleshenti që vdiq ishte një student fetar izraelito-kanadez i quajtur Aryeh Shtsupak.
Ministri i sigurisë së brendshme të Izraelit shtoi se ky ishte “një sulm që nuk e kemi parë për një kohë të gjatë”.
Sulmet palestineze me armë dhe thika kanë shënjestruar izraelitët dhe sulmet ushtarake izraelite kanë vrarë persona të armatosur palestinezë dhe civilë në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Një rikthim në përdorimin e eksplozivëve në Jerusalem e bën atë një nga sulmet më të rëndësishme të këtij lloji në vite.