-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Elon Musk flet për vdekjen e të birit

Kryesoret

Si rrallë herë, Elon Musk ka folur për vdekjen tragjike të të birit dhe këtë e ka bërë në një postim në Twitter.

Pronari i ri i rrjetit social, ka shkruar në një status:

“Fëmija im i parë vdiq në krahët e mi. Ndjeva rrahjet e fundit të zemrës. Nuk kam mëshirë për askënd që do ta përdorte vdekjen e fëmijëve për përfitime, politikë apo famë”

Me këtë status, Elon Musk adresoi polemikën e ndalimit të llogarisë së konspiracionistit Alex Jones, i cili postoi në Twitter se të shtënat me armë në shkollën “Sandy Hook” në Amerikë, në fakt ishin lajme të rreme.

Ndërsa në postimin e tij, konspiracionisti Jones, u shpreh se qeveria amerikane ndihmoi një inskenimin e një ngjarje tronditëse, si të shtënat me armë në një shkollë fillore.

Si pasojë e të shtënave, ndërruan jetë 20 fëmijë nga 6-7 vjeç dhe gjashtë anëtarë të stafit. Jones tha se kjo ishte një dredhi për të ndaluar shtetasit amerikanë të mbanin armë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit