Ditën e sotme u zhvillua një tryezë konsultimi për financimin e partive politike. Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi u shpreh se partitë politike janë ndërgjegjësuar, por sipas tij ka ende nevojë për përmirësime. Ai bëri me dije se konsultimet do të vazhdojnë edhe në ditët e tjera.
“Theksoj se nuk e konstatoj arrogancën e partive politike për ta shpërfillur hapur atë që ka sanksionuar Kodi Zgjedhor në raport me financimin e politikë.
Kjo nuk do të thotë se ne nuk kemi asnjë problem si parti politike në qasjen e tyre në lidhje me financimin, por duhet ta themi se të gjithë përpiqen.
Ky është një hap i mirë le të themi, pasi duket sikur palët janë të ndërgjegjësuar për rëndësi që ka zbatimi i këtyre normave ndoshta edhe frikën për të mos u sanksionuar. Takimi i sotëm është episodi i parë i një serie takimesh që do të zhvillohen.
Do të vazhdojmë të konsultohemi në lidhje më të gjitha ndalimet apo lejimet që Kodi Zgjedhor ka për sjelljet.
Jo të gjithë e kemi të qartë se kush duhet të financojë kë, sa është vlera e financimit. Akoma nuk kemi një qartësi në lidhje me limitet dhe kufijtë që media ke në lidhje me raportimin dhe pasqyrimin e veprimtarive elektorale në tërësi”, u shpreh ai.