-sidi education-spot_img
-2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata rrëzon referendumin e Skocisë për pavarësi

Kryesoret

Gjykata Supreme e Mbretërisë së Bashkuar vendosi ditën e sotme se Skocia nuk mund të mbajë referendum të dytë për pavarësi, pa lejen e Qeverisë britanike sipas Radio Evropa e Lirë.

Ky vendim e kthen një hap prapa fushatën e Qeverisë skoceze e cila synonte largimin nga Mbretëria e Bashkuar.

Skocezët në vitin 2014 nuk pranuan t’i jepnin fund bashkimit më shumë se 300-vjeçar me Anglinë.  Ata votuan me 55% kundër pavarësimit nga Mbretëria e Bashkuar në referendumin e mbajtur në atë kohë.

Nga ana tjetër aktivistët të cilët kërkojnë pavarësimin besojnë se referendumi do të kishte rezultate të tjera nëse mbahet sërish tani, dy vjet pas largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian, veprim i cili u kundërshtua nga skocezët.

Qeveria gjysmë autonome e Skocisë dëshiron të mbajë në tetor të vitit 2023 një referendum me pyetjen “A duhet të jetë Skocia vend i pavarur?”

Ministrja e Parë e Skocisë, Nicola Sturgeon kishte bërë të ditur më herët këtë vit se referendumi planifikohej të mbahej më 19 tetor, por theksoi se ai duhet të jetë i ligjshëm dhe të njihet ndërkombëtarisht.

Gjykata Supreme konstatoi se nuk është në fuqinë e Parlamentit skocez të bëjë legjislacion për një referendum për pavarësinë skoceze.

Qeveria konservatore e Mbretërisë së Bashkuar në Londër ka refuzuar ta pranojë një votim të tillë, duke thënë se përgjigjja e kësaj pyetjeje ishte dhënë në një referendum të vitit 2014.

Sipas Aktit të Skocisë të vitit 1998 të gjitha çështjet që lidhen me Unionin e Mbretërive të Skocisë dhe Anglisë i rezervohen Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit