-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“KESH të ketë 15 milionë euro për përmbytjet”, Berisha: Duam interpelancë me Ramën

Kryesoret

Kreu i PD-së Sali Berish, në mbledhjen e grupit parlamentar është shprehur se ka kërkuar një interpelancë me kreun e qeverisë në lidhje me projekt buxhetin.

Po ashtu ai tha se është e rëndësishme që KESH të krijojë një fond për emergjencat civile si përmbytjet, i cili do të jetë prej 15 milionë euro.

“Mbledhja është një mbledhje pune e rëndësishme për shkak të rendit të ditë të veçantë. Janë buxheti i shtetit , për të cilin deputet e PD-së kanë përgatitur 23 amendamente, kanë thirru në interpelancë Ramën. 

Amendamente e paraqitura përbëjnë një përmbysjet reale të planifikimit dhe shpërndarjes së buxheti, nga një buxhet për tu vjedhur në një buxhet në shërbim të qytetarëve. Janë përparuar pas rrogës dhe pasioneve që është kërkuar një rritje prej 25% e tyre, buxheti për arsimin, i cili është diskriminuar.

Po ashtu është dhënë përparësi buxhetit për shëndetësinë, si dhe janë lëvizura masat fiskale për qytetarët që për përballojnë krizën. Ne mbështesim uljen e TVSH në 6% për energjinë dhe ushqimin dhe heqja e akcizës së gazit, ” ka thënë Berisha.

23 amendamentet e PD-së

Skema e te perndjekurve politike (20% te privatizimeve) (Bujar Leskaj).
Trefishimi i fondeve per ish te perndjekurit, nga 1 miliarde leke ne 3 miliarde leke (Bujar Leskaj & Helidon Bushati).
Rritja ne 5% te PBB-se te buxhetit te arsimit (Luciano Boci).
Rritja me 1% te PBB-se te buxhetit te shendetesise. (Lindita Metaliaj)
Anullimi i pagesave buxhetore per tre PPP-te ne shendetesi (Albana Vokshi).
Demshperblimi i covid 19 (Mond Spaho).
Rritja me 30% te pagave te pedagogeve (Ina Zhupa).
Trefishimi i fondeve per kerkimin shkencor, nga 300 milione ne 1 miliarde leke (Ina Zhupa).
Rritja me 20% te pagave ne shendetesi (Orjola Pampuri).
Dyfishimi i fondit te ndihmes ekonomike (Orjola pampuri).
Rritja e numrit te mesuesve ndihmes, rreth 1 mije mesuar ndihmes (Eralda Bano).
Dhjete-fishimi i fondit per rritjen e pensioneve, nga 1.2 miliarde leke ne 12 miliarde leke (Arber Agalliu, Dhurata Cupi).
Rritja e transfertes se pakushtezuar per bashkite, nga 1% ne 1.5% te GDP-se (Dhurata Cupi).
Limiti i arkes (Emilia Koliqi).
Heqja e akcizes se gazit te lengshem (Helidon Bushati & Lefter Geshtenja).
Ulja e TVSH-se per ushqimet baze te shportes (i njejte me propozimin me projektligjin e dorezuar 1 vit me pare) (Jorida Tabaku).
Ulja ne 6% te TVSH-se per energjine elektrike (Jorida Tabaku).
Barazimi i TVSH (hyrje-dalje) te produkteve bujqesore (Bledion Nallati).
Heqja e TVSH per inputet bujqesore (nga 10% ne 0%) (Bledion Nallbati).
Votimi elektronik durres elbasan (Oerd Bylykbashi).
Demet e permbytjeve shkoder lezhe (greta bardeli).
Heqja e indeksimit te akcizave (Jorida Tabaku)
Rritja e gjithe pagave me 25% (Sali Berisha)

 

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit